“Rruga A, Rruga A”, Mefi i VV-së mundohet të ironizojë me ankesat e Përparim Ramës ndaj Qeverisë Kurti - NACIONALE

“Rruga A, Rruga A”, Mefi i VV-së mundohet të ironizojë me ankesat e Përparim Ramës ndaj Qeverisë Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili sot është ankuar për një bllokadë nga qeveria Kurti për “Rrugën A” dhe lidhjen me Veternikun.

Ai ka tentuar të tallet me kryetarin e Prishtinë në lidhje me ankesat në këtë rrugë, duke thënë se mandati i ka shkua duke u ankuar.

“Krejt mandati i Përparim Ramës kaloi si diktim në klasën e parë: rruga A, rruga A, rruga A, rruga A… Por, Prishtina nuk është faqja e parë e abetares, është kryeqytet. E kryetari, për fat të keq, ende s’e ka kaluar klasën e parë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme