Rron Gjinovci tenton të sqarohet për komentin seksist: Pse gratë e pushtetshme paskan imunitet?
Analisti Rron Gjinovc ka reaguar pas komentit seksist të tij kundër juristes së medias, Flutura Kusari.
Ai e ka ndërlidhur reagimin e tij me komentet për disa figura politike, duke pyetur se a ishte seksist atëherë.
“Kur i komentojsha kravatat e Albinit, trenerkat e Ramiz Kelmendit, kpucat e Glaukut, kpucat me lloq të Besnik Bislimit, mindilat e Arben Vitisë, kur i lavdojsha çizmet e ish ministrit të shëndetësisë etj. etj. a isha seksist?” – u shpreh ai.
Tutje Gjinovci ka shtruar një pyetje, duke thënë “pse gratë pushtetshme paskan imunitet”.
“Pse gratë e pushtetshme paskan imunitet? Kush ua dha? Kur? Dhe pse po mendoni që unë u bindna "vlerave morale" që i krijojnë grupet e caktume shoqnore, kur asniherë deri sot s'ju kom bindë asni seni të padrejtë?” – ka deklaruar tutje ai.
Më tej, në shkrimin e tij, ai ushpreh si vijon: “Pse po mendoni që unë i lejoj njerzit në rrjetet e mija sociale me mi komentu puqrrat, flokt, kpucat, madje me mi projektu deshirat seksuale e çka jo tjetër, e po pritni që do ta cenzuroj veten me komentu paraqitjen e dikujt kur del ne publik a?”.