Rron Gjinovci ofendon rëndë Edi Ramën: Ka probleme mendore e emocionale
Analisti Rron Gjinovci ka shkretuar përsëri. Në një intervistë në T7, Gjinovci e ka komentuar figurën e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.
Në prononcimin e tij, z. Gjinovci ka bërë një aludim jashtëzakonisht problematik. Ai ka theksuar se Rama ka probleme mendore dhe emocionale.
“Sikur Edi Rama të mos kishte probleme mendore e emocionale, ai do të ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Gjinovci, duke e quajtur Ramën si person "shumë të talentuar".
Nuk dihet se si ka arritur në këtë përfundim analisti pro-pushtetit, megjithatë ai e kishte një siguri të plotë në lidhje me këtë konstatim. Madje, z. Gjinovci ka luajtur pak edhe rolin e psikoanalistit, duke folur për çrregullimet e personalitetit nga të cilat vuan z. Rama.