Rron Gjinovci e lanë me lëvdata Lumir Abdixhikun: Ndjehet më i afërt me Albin Kurtin se partitë tjera
Rron Gjinovci, analist me prirje nga pushteti i Vetëvendosjes, ka pasur një seri lëvdatash për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në dritën e çarjes së tij me partinë e vet.
Gjinovci e quajti “politikan modern” me tipare të politikanëve “në Gjermani e Norvegji”, dhe tha se Abdixhiku “ndjehet më i afërt me Albinin” se sa me partitë tjera.
“Gjithë e kom hetu prej distance që Lumiri edhe Vjosa ndjehen gjithë më të afërt me Albinin dhe më doken që janë ma të afërt se janë më të ri, më doken edhe paraqitje më modern. Edhe njihen më të afërt,” tha ai në intervistë me Shkëlzen Gashin.
“Janë katër momente të Lumirit kohëve të fundit. Është politikan modern. Munesh me pas qasi sjellje në Gjermani, Norvegji. Lëshon rrugë p.sh një gruaje rrugë gjatë fushatës...e ka gjenuine ndjenjën e barazisë gjinore. Mendoj që kur e ka pranu përgjegjësinë në ditën e zgjedhjeve në ditën e 2025-ës, kur i ka pranu përgjegjësinë, e ka bë në mënyrë shumë më ndryshe se politikanët më herët. Kur e ka fitu mocionin e mosbesimit, nuk e ka pengu si proces...
Momenti tjetër, kur ky nuk hakmirret. Unë s’di a kisha mujt me i përjashtu prej partisë, kur ta bëjnë qatë plot, tradhti, pabesi. Edhe tash që ka fol hapur, kur tha kjo është përgjegjësi e partisë tonë. Mu ka duk shumë interesant. Me fol për probleme të partisë, me informu publikun...Isha me babën tu e pa intervistën e Lumirit. Dhe kesh tu e mendu që me pas ndodh zgjedhjet këto ditë e kisha votu veç me e mbështetë. Në qit far luftën që është tu e bë,” tha Gjinovci.