Rrokulliset autobusi në Shkrel të Rugovës, 17 persona pësojnë lëndime trupore
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës është rrokullisur një autobus në Shkrel të Rugovës.
Si pasoj e këtij vetaksidenti, sipas policisë, janë lënduar 17 persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka dhënë detaje për rastin.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, ka thënë Rugova.