Lëndohen dy policë, u rrokollisen me veturë në Novoberdë
Dje rreth orës 11:20 janë rrokollisur dy zyrtarë policor me një makinë në Novoberdë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se njëri nga ta derisa ishte duke vozitur e kishte humbur kontrollën dhe janë rrokullisur.
Sipas policisë, përveç dëmëve materiale, lëndime trupore kanë pësur të dy zyrtarët policorë, ndonëse janë dërguar për tretman mjekësor.
“Novobërdë 18.12.2022 - 11:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë.
