“Rroftë Ukraina”, Bogujevci në KE: Jam e mbijetuar e masakrës, zemrat e lutjet tona janë me ukrainasit
Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, i është drejtuar me një fjalë Asamblesë së Këshillit të Evropës, e që është hera e parë që një deptutete kosovare e bën një gjë të tillë.
Në fjalën e saj, ajo ka përmendur luftën në Kosovë e në Ukrainë, duke theksuar se kosovarët e kuptojnë mirë atë çfarë po kalojnë sot ukrainasit.
Madje, deputetja Bogujevci, ka përmendur faktin që ajo është e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Koosvës.
“Kjo është hera e parë që po i drejtohem Asamblesë, dëshiroj t’iu them kolegëve të mi ukrainas dhe popullit ukrainas, se mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me ju. Ne e dimë në atë se çfarë po kaloni. Unë vet jam e mbijetuara e një masakre gjatë luftës në Kosovë. Ne do jemi gjithmonë me juve në këtë luftë.", theksoi, mes tjerash, deputetja e VV-së Bogujevci në fjalimin e saj në KE.
Në fund të fjalimit zonja Bogujeci ka theksuar në gjuhën ukrainase tashmë togfjalëshin e njohur botërisht “Slava Ukraini”, që në shqip do të thotë rroftë Ukraina.
Kujtojmë që zonja Bogujevci i mbijetoi masakrës në familjen Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë gjatë luftës së fundit në Kosovë.