Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj po i shërben verbërisht “mafisë se betonit” - NACIONALE

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj po i shërben verbërisht “mafisë se betonit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET ka shprehur shqetësimin në lidhje, siç thuhet në reagim, me zbatimin e vendimeve gjyqësore, konkretisht Aktvendimin A.nr.1365/23 të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimin AA.nr.855/23 Gjykatës së Apelit duke shtuar se “këto vendime kanë bërë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të lejes ndërtimore në rrugën Gëzim Sahiti, në Ferizaj.”

Në reagim, AVONET ka vlerësuar se verimet “të kundërligjshme”. “Këto veprime të kundërligjshme janë duke u bërë në një amulli totale të krijuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt. Për AVONET kjo amulli e krijuar është manifestim i paditurisë ose kapjes së Komunës së Ferizajt nga mafia e betonit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi plotë:

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐨 𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 “𝐦𝐚𝐟𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭”

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐔𝐫𝐛𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣, 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐢𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 “𝐦𝐚𝐟𝐢𝐚 𝐞 𝐛𝐞𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭”?

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e kundërligjshme të Drejtorisë së Urbanizmit, në lidhje me zbatimin e vendimeve gjyqësore, konkretisht Aktvendimin A.nr.1365/23 të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimin AA.nr.855/23 Gjykatës së Apelit. Këto vendime kanë bërë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të lejes ndërtimore në rrugën Gëzim Sahiti, në Ferizaj.

Këto veprime të kundërligjshme janë duke u bërë në një amulli totale të krijuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt. Për AVONET kjo amulli e krijuar është manifestim i paditurisë ose kapjes së Komunës së Ferizajt nga mafia e betonit.

AVONET ka parashtruar kërkesa për qasje në dokumente publike në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku ka kërkuar sqarime në lidhje me rastin e krijuar nga zyrtarët e Komunës së Ferizajt. Nga këto institucione kemi pranuar informacione zyrtare se vendimi gjyqësor në lidhje me rastin në fjalë ende nuk është ekspedituar (dërguar) në gjykatën e shkallës së I-rë gjegjësisht Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e ka pranuar ende këtë vendim gjyqësor.

Nga përgjigjjet e Komunës së Ferizajt shohim se zyrtarisht organet komunale nuk kanë marr asnjë veprim, në drejtim të fillimit të punimeve në objektin banesor në rrugën Gëzim Sahiti. Kurse nga gjendja faktike në terren shohim se punimet zhvillohen pa u penguar fare, madje punëkryerësit deklarohen se kanë leje pune nga Komuna e Ferizajt. Për këtë kemi njoftuar edhe organet e rendit siç është Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga organet në fjalë. AVONET vlerson se me këtë mosveprim po rrezikohet rëndë siguria juridike e qytetarëve.

Gjithashtu, konsiderojmë se këto veprime përmbushin të gjitha elemenetet e figurave veprave penale të parapara Kodin Penal të Kosovës, konkretisht veprat penale nga neni 394 dhe 414.

Andaj përmes kësaj deklarate informojmë opinionin publik që AVONET vazhdimisht po punon drejt interesit publik porse jemi duke hasur në një rezistencë të paprecedentë të mospërgjegjësisë ligjore, në mos veprim të Prokurorisë dhe Komunës së Ferizajt ndaj shkeljeve flagrante të ligjeve.

Me respekt,

Zyra për Informim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Lajme të ngjashme