Rrjedh uji në parkingun nëntokësorë në Prishtinë - NACIONALE

Rrjedh uji në parkingun nëntokësorë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mjaftoi vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor e cila gjendet tek fakulteti Filologjik në Prishtinë, që të vërehen defektet e para të ndërtimit të saj.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes”, përmes një postimi të tyre në Facebook bëhet e ditur se në këtë parking ka rrjedhje të ujit, kjo pas shirave gjatë natës në kryeqytet.

“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh në fillim me rrjedhje t’ujit. Dyshoj shumë në punë profesionale që është bërë aty”, thuhet në këtë postim.

Lajme të ngjashme