Rritja e tatimit në pronë, Mirena: Regjimi ka filllu ta urreje qytetarin e Kosovës - NACIONALE

Rritja e tatimit në pronë, Mirena: Regjimi ka filllu ta urreje qytetarin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti, Ilir Mirena ka reaguar pas raportimeve të fundit se tatimi në pronë është rritur.

Mirena përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nëse është rritë tatimi në pronë sipas shkallës së inflacionit, atëherë pse nuk po i rritin edhe pagat sipas shkallës së inflacionit.

Nëse tatimi në pronë është rritur sipas shkallës së inflacionit, ose sipas vlerësimit të pronave nisur prej çmimit të tregut aktual, pse s’po ju shkon mendja me i rrit edhe pagat sipas shkallës së inflacionit dhe vlerave të pronës me çmimet aktuale?…” – ka shkruar ai.

Sipas Mirenës, rritja e tatimit në pronë mund të shpjegohet duke thënë se regjimi është duke e urryer qytetarin e Kosovës dhe i ka shpallë luftë.

Ky regjim ka fillu ta urreje qytetarin e Kosovës, të njëjtit i ka shpall edhe luftë, përndryshe s’ka si shpjegohet kjo çmenduri tatimore në këtë kohe krize…”- ka përfunduar Mirena.

Lajme të ngjashme