Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë, Ramadani: Faktori numër një, prania e madhe e armëve ilegale
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, e lidh rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë me praninë e lartë të armëve ilegale dhe mungesën e një strategjie shtetërore për trajtimin e këtij fenomeni.
“Faktori numër një është prezenca e madhe e armëve […] një pjesë shumë e madhe armë ilegale”, tha ai, duke shtuar se nuk ekziston një program nacional për reduktimin e tyre.
Ramadani nuk përjashton as ndikimin e kushteve socio-ekonomike, duke theksuar se qytetarët mbeten nën presionin e rrethanave të tilla.
Sipas tij, rreth 300 mijë armë ilegale qarkullojnë në Kosovë, bazuar në vlerësime të mëparshme.
Ai i bëri thirrje qeverisë të hartojë një program gjithëpërfshirës për konfiskimin dhe kthimin vullnetar të armëve.