Rritja 50 euro e pagave nëntë ditë para zgjedhjeve, Hoti: Nuk mashtrohen njerëzit - NACIONALE

Rritja 50 euro e pagave nëntë ditë para zgjedhjeve, Hoti: Nuk mashtrohen njerëzit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rritja e pagave prej 50 eurosh që supozohet të ndodh në fund të muajit janar – nëntë ditë para zgjedhjeve – sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, “nuk do të ketë ndikim” dhe se njerëzit “nuk mashtrohen”.

Duke e parë kryekëput zgjedhore, Hoti tha se edhe “nuk do të ketë efekt” pasi jetesa ekonomike e qytetarëve ka pësuar keqësim këto katër vite.

Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim, ne e kemi përcjell nga afër gjendjen ekonomike sociale në vend gjatë këtyre tri vietve në vecanti nga viti 2022 e knej është rritë dy herë apo tri herë tarifat e energjisë elektrike, janë diku 117% më të shtrejta sesa që kanë qenë. Janë rri të githa shërbimet publike pa përjashtim”, tha ai në intervistë për Gazetën Blic.

E tash në fund të mandatit bën një rritje për 55 euro nuk besoj që ka as një ndikim, sepse është kriju një irritim i madh I qytetarëve me neglizhencën totale gjatë këtyre 4 viteve sa i përket shportës elementare të konsumit.Nuk kanë hapsirë më, nuk ka kohë më, nuk mund të mashtrohen më njerëzit kështu".

"Ka pas një logjik nëse në fund të vitit 2022 – 2023, ka qenë kriza e madhe e inflacionit, kriza energjetike, le të themi ka edhe kuptim nëse e jep një ndihme, nuk e zgjedh problemin aspak. Nuk besoj që do të ketë ndikim në përceptimin e qytetarit për këtë formë të qeverisjes”, tha ai.

Lajme të ngjashme