Rritet zemërimi i vendeve të BE-së me Serbinë, kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë - NACIONALE

Rritet zemërimi i vendeve të BE-së me Serbinë, kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian nuk do ta tolerojë edhe shumë sjelljen e Serbisë ndaj Rusisë.

Refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë ka nervozuar shumë anëtarë të BE-së.

Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë kanë bërë me dije se për këto sjellje Serbia mund të dënohet.

“Praktikisht është ngrirë edhe procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE”, ka thënë një burim diplomatik, raporton REL.

Sipas këtij burimi, edhe Parlamenti Evropian pritet ta bëj publik qëndrimin e tij për t`i kushtëzuar negociatat e anëtarësim me Serbinë.

“Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe të veprojnë në përputhje me këtë, përfshirë edhe me masat restriktive të BE-së“, thuhet në draft-deklaratën që pritet të miratohet në samitin e 6 dhjetorit, i cili pritet të mbahen në Tiranë.

Lajme të ngjashme