Rritet për 2,5 për qind kostoja e ndërtimit në tremujorin e parë 2026 - NACIONALE

Rritet për 2,5 për qind kostoja e ndërtimit në tremujorin e parë 2026

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2026, ku rezulton se kostoja e përgjithshme e ndërtimit në vend është rritur për 2,5 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025.

Sipas të dhënave të ASK-së, rritja tremujore është ndikuar kryesisht nga transporti, i cili shënoi rritje prej 5,9 për qind. Pas tij vijnë pagat me 2,8 për qind, kostot tjera me 2,6 për qind, materialet me 2,5 për qind dhe makineritë me 0,5 për qind. Në të njëjtën periudhë, energjia shënoi rënie prej 3,9 për qind.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, Indeksi i Kostos së Ndërtimit u rrit për 4,3 për qind. Në bazë vjetore, rritjen më të lartë e pati transporti me 11,5 për qind, pasuar nga pagat me 8,6 për qind, kostot tjera me 6,2 për qind, energjia me 5,5 për qind, materialet me 3,2 për qind dhe makineritë me 0,7 për qind.

Lajme të ngjashme