Rritet numri i pacientëve me virusin HIV, 1 mijë e 600 testime për 9 muaj - NACIONALE

Rritet numri i pacientëve me virusin HIV, 1 mijë e 600 testime për 9 muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas infektologut Murat Mehmeti, krahasuar me vitet paraprake, numri i të infektuarve me virusin HIV këtë vit është më i madh.

Infektologu flet edhe për terapinë që marrin pacientët teksa pohon që rol të rëndësishëm për pacientët ka edhe psikologu, të cilin paraprakisht duhet ta vizitojnë ata që rezultojnë pozitivë.

Ka rritje të vogla të rritjeve të reja, por kjo nuk do të thotë se ata duhet gjithsesi të shtrihen në klinikë sepse të gjitha këto rastet e reja, por edhe rastet paraprake të cilat i kemi nën mbikqyrje, faktikisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Mehmeti për T7.

Infektologu flet edhe për treapitë që marrin pacientët.

“Është terapi e cila merret në formë të tabletave, sigurisht në fillim kur pa pasë sasi ose kombinime më të vogla të terapisë, pacientët është dashur ta marrin terapinë 2 ose 3 herë në ditë, por tani ka terapi e cila është formë të një tablete”, shtoi ai.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për kanë treguar kohën e marrjes së rezultatit të mostrës për HIV.

Që nga janari e deri në shtator të këtij viti në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë marrë 1600 mostra të dyshuara me HIV, ndërkaq janë 50 pacientë të infektuar që marrin terapi nga QKUK-ja.

Lajme të ngjashme