Rritet çmimi i kafes, makaronave dhe jogurtit - NACIONALE

Rritet çmimi i kafes, makaronave dhe jogurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave, ka publikuar një raport, i cili tregon për ndryshimet e çmimeve të artikujve bazë, në pesë ditët e fundit.

Nga data 21 e deri 25 shtator, shihet se janë rritur çmimi i makaronave, kafes, jogurtit. Ndërsa ka rënë çmimi i orizit.

“Derisa orizi me datën 21 shtator ishte 1.33 euro, sot ai kushton 1.26 euro. Makaronat ishin 0.89 euro, tani janë 0.94 euro. Jogurti ishte 1.31 euro, sot është 1.34 euro. Kafe e bluar, 500 gram ishte 6.33, sot është 6.54 euro. Nafta ishte 1.58 euro litra, sot kushton 1.60 euro, ndërsa benzina ishte 1.35, sot është 1.34”, thuhet në njoftimin e statistikave.

Në artikujt tjerë nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e çmimeve në pesë ditët e fundit.

Lajme të ngjashme