Rrëzimi i ankesës së VV-së nga Supremja, Zogiani: Veç sa me e shënu si absurditet
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani., ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Suprem, e cila sot ka rrezuar një ankesë të VV-së ndal Listës Serbe.
Ai ka bërë me dije se ku endin ka qenë absurd.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se me këtë veprim u tregua se gjykatat e Kosovës nuk kanë guximin të përballohen me Listën Serbe.
“Supremja si PZAP thonë se parolla zgjedhore e Lista Srpska "Jemi me ty vëlla Milan", nuk ka qenë për Radojçiqin, por për kandidatin në zgjedhje që poashtu e ka emrin Milan! Absurde! Dihet mirë se këta me "brate Milan (vëlla Milan)" i drejtohen Milan Radojçiqit në vëllazërinë e tyre terroriste! Nejse, u mor vesh tashmë se gjykatat tona nuk kanë guximin të përballohen me faktet kur është fjala për Listen Srpska! Veç sa me e shënu si absurditet!”, ka shkruar Zogiani.