Rreth 80 persona me simptoma helmimi në Han të Elezit, Policia jep detaje
U raportua për helmimin e 80 personave në Han të Elezit, ndërsa për këtë ngjarje ka folur edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes janë pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, brenda dy ditëve, nga 13.07.2026 deri më 15.07.2026.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është duke u marrë me këtë rast.
“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF-ja në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në Policinë Rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, tha Veseli.