Rreth 300 kosovarë: Pamje nga kufiri Serbi- Kroaci ku pala serbe ka bllokuar autobusët - NACIONALE

Rreth 300 kosovarë: Pamje nga kufiri Serbi- Kroaci ku pala serbe ka bllokuar autobusët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 300 kosovarë janë bllokuar në kufirin Serbi-Kroacia nga autoritetet kufitare serbe.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka konfirmuar se katër autobusë janë bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci nga autoritetet kufitare të Serbisë.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin 'ky është një urdhër nga Beogradi'.” – ka shkuar ai.

Nacionale ka siguruar pamje nga bllokimi i autobusevë dhe mund ta shikoni më poshtë:

Lajme të ngjashme