Rreth 30 minatorë të "Trepçës" të ngujuar tash e 11 orë
Rreth 30 minatorë të minierës së “Trepçës” kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3 e mëngjesit.
Ibrahim Januzi nga Sindikata e Minatorëve të ndërmjarrjes Trepça ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur për rrjedhojë të një defekti të energjisë elektrike.
Sipas z. Januzi, numri i minatorëve të bllokuar isthe edhe më i madh se 30 por disa prej tyre kishin arritur që të dalin nga miniera, në një prononcim për KosovaPress.
Ai ka shtuar se gjendja e minatorëve ishte e mirë dhe se po bëheshin përpjekje që këta të nxirreshin sa më shpejt.
Minatorët i përkisnin ndërrimit të tretë.
