Rreth 200 bashkatdhetarë e vizituan Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Rreth 200 bashkatdhetarë e vizituan Kuvendin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit kuvendi i Kosovës i ka hapur dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Këtë vit sipas zyrës së Kuvendit këtë institucion e vizituar 200 bashkatdhetarë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 - 16:00”, thuhet në zyrën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme