Rreth 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tash në Kosovë
Rreth 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tash.
Kjo është bërë e ditur në konferencën për media nga Agjencia e Statistikave.
“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati, U.D kryeshef në Agjencinë e Statistikave.
Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.
“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.