Rrëshqitjet e dheut në Itali, një e vdekur e 10 të zhdukur - NACIONALE

Rrëshqitjet e dheut në Itali, një e vdekur e 10 të zhdukur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas një stuhie të fortë që ka shkaktuar rrëshqitje dheu në ishullin Italian të Ischia, një grua ka vdekur dhe 10 persona rezultojnë të zhdukur.

Ishulli, që ndodhet në Gjirin e Napolit, është përfshirë nga shi i madh gjatë natës, me rrëshqitje të dheut që kanë goditur fshatin Casamicciola Terme, duke përmbytur shtëpi dhe duke rrëmbyer disa makina.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini kishte thënë më herët se tetë persona kanë humbur jetën. Megjithatë, deri më tani është konfirmuar vetëm një vdekje dhe numri i të zhdukurve.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, më herët ka paralajmëruar se ka ende njerëz të bllokuar në baltë, duke thënë se është “një situatë shumë serioze”.

Pjesa më e madhe e Italisë është goditur nga shirat e dendur gjatë javës së kaluar. Edhe në muajin shtator, nga përmbytje të mëdha në rajonin qëndror të Marche, humbën jetën 13 persona.

Lajme të ngjashme