Rrëshqiti dhe u rrokullis 150 metra teksa mblidhte çaj mali, vdes një burrë në bjeshkën e Deçanit
Një burrë ka vdekur në Bjeshkën e Jedovës në Deçan.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima kishe dalë për të mbledhur çaj mali, ku kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë rreth 150 metra.
Raporti i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Bjeshka e Jedovës, Deçan 14.07.2024-06:20. Gjersa viktima mashkull kosovar kishte dalur në pyll për të mbledhur qaj mali, kur ka arritur në një pjesë të terrenit te rrëshqitshëm dyshohet se ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasoj ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.