"Rrena të hijshme": Eman Rrahmani e citon Izetbegoviqin bash në kohën e intervistës së Kurtit - NACIONALE

"Rrena të hijshme": Eman Rrahmani e citon Izetbegoviqin bash në kohën e intervistës së Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendojes, Eman Rrhamani, gjatë intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një media kosovare, ka cituar ish-presidentin e Bonjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviçin.

Me anë të një citati të politikanit boshnjak, Rrahmani ka thënë se beson se popullit në vend të rrenave të hijshme duhet t’u tregohet e vërteta.

Nuk dihet me saktësi nese deputeti rebel i Vetëvendojes këtë postim e ka lidhur me intervistën e kryeministrit Kurti.

Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.

Alija Izetbegoviç”- citon Eman Rrahmani

Lajme të ngjashme