Rrëfehet fqinji i gruas që u vra me sëpatë: S’kemi dëgju që kanë pasë probleme - NACIONALE

Rrëfehet fqinji i gruas që u vra me sëpatë: S’kemi dëgju që kanë pasë probleme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është raportuar për vdekjen e një 63-vjeçareje, e cila dyshohet se është vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj.

Një i afërm i viktimës tha për Nacionalen se nuk kanë dëgjuar asnjëherë që çifti të kenë pasur probleme.

Ai i tha Nacionales së ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vazjë. Sipas tij, djali i tyre gjendet në Zvicër, ndonëse shton se akoma nuk ka ardhur.

“Nuk kemi dëgju asnjëherë që të kenë probleme. I kanë dy fëmijë, djalë e çikë. Djalin e ka në Zvicër. Ai në Zvicër është. Ende nuk ka ardhë”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme