Rrëfehet Drashkoviq: Ish-sekretari amerikan më tha Kosova ka shkuar, u bëra që s’e dëgjova - NACIONALE

Rrëfehet Drashkoviq: Ish-sekretari amerikan më tha Kosova ka shkuar, u bëra që s’e dëgjova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vuk Drashkoviq, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, ka rrëfyer një bashkëbisedim me ish-sekretarin e shtetit, Colin Powell, i cili shërbeu gjatë kohës së administratës së ish-presidentit Goerge Bush.

Ai ka treguar se menjëherë pasi u zgjodh ministër i jashtë, i kishte ardhur ftesa për vizitë.

“Kur u zgjodha më 2004 ministër i jashtëm, saktësisht disa ditë më vonë, erdhi ftesa nga Uashingtoni të shkojë te Sekretari Colin Poëell. Unë fillova të agjitojë për Kosovën. Fillova të shpalos, arsyetoj një tezë timen, duke e pasur parasysh faktin se Serbia me rezolutën 1244 është dëbuar nga Kosova, që statusi i atij territori që u bë protektorat ndërkombëtar pas rezolutës 1244, duhet të zgjidhet”, tha Drashkoviq.

Ish-ministri serb theksoi se Powell i kishte thënë se Kosova ka ikur.

“Dhe unë aty u paraqita me idenë që statusi i Kosovës të zgjidhet me “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi dhe që Kosova të mbetet në përbërje të Serbisë. Unë e filloj këtë rrëfim, Colin Poëelli, ish gjeneral, me ato syzet…flet disi ftohtë, z.Drashkoviq…mr.Draskovic Kosovo is gone. Unë u bëra se nuk dëgjova dhe vazhdova. E dini Kosova do ta kishte Kushtetutën e saj, Presidentin, institucionet e veta. Ai përsëri më ndërpret dhe thotë: Më duhet t’ua përsëris Kosova ka shkuar”., përfundoi ai.

Lajme të ngjashme