Rrecaj: Vuçiqi bënë kalkulime politike për Kosovën, e ka të qartë se s'është aq e thjeshtë - NACIONALE

Rrecaj: Vuçiqi bënë kalkulime politike për Kosovën, e ka të qartë se s'është aq e thjeshtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besfort Rrecaj, ekspert i së drejtës ndërkombëtare, ngriti shqetësimet për fjalimin e vazhdueshëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën, duke sugjeruar manovra strategjike politike në lojë.

Rrecaj theksoi se përmendjet e vazhdueshme të Vuçiqit të Kosovës në retorikën politike nuk janë thjesht fjalë por lëvizje të llogaritura.

“Besoj edhe Vuçiq e ka të qartë faktin se nuk është aq e thjeshtë, besoj se edhe aleatët tanë e besojnë që Vuçiqi po të kishte mundësi do ta bënte atë. Vuçiq bën kalkulime politike, normalisht e vlerëson edhe situatën e mundësinë se sa mund të bëjë karshi Kosovës, dhe jo vetëm veriun e Kosovës”.

“Tani ata ende në Kushtetutën e Serbisë e përmendin Kosovën, pretendimi është i hapur në këtë drejtim pa marrë parasysh marrëveshjet që i kemi nënshkruar deri tani”, ka thënë Rrecaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme