Rrahmani: Biznesi duhet të inspektohen për t`i ndihmuar në ngritjen e cilësisë, jo për t`i linçuar - NACIONALE

Rrahmani: Biznesi duhet të inspektohen për t`i ndihmuar në ngritjen e cilësisë, jo për t`i linçuar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, e ka kritikua pushtetin e VV-së në raport me inspektimin e bizneseve.

Duke komentuar inspektimin e fundit të qumështores VITA-s, ai ka vlerësuar se biznesi duhet të inspektohet për ta ndihmuar të përmirësojë cilësinë dhe standardet.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se inspektimet nuk duhet të shndërrohet në mjet linçimi.

“Biznesi duhet të inspektohet për ta ndihmuar të përmirësojë cilësinë dhe standardet e tij, jo që inspektimi të shndërrohet në mjet linçimi dhe presioni, me synimin për ta nënshtruar apo falimentuar prodhuesin vendor. Mbajtja e fshehur për një muaj e rezultateve të analizave, të cilat dëshmuan se qumështi ishte i cilësisë së duhur, dhe më pas dërgimi i dhjetëra inspektorëve te një prodhues i vetëm, nuk japin asnjë sinjal tjetër, përveç dyshimit se qëllimi ka qenë nënshtrimi ose falimentimi i tij, qoftë përmes propagandës, qoftë përmes mekanizmave të pushtetit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Dhe nuk është vetëm kjo fabrikë që trajtohet në këtë mënyrë. Ka edhe fabrika të tjera që vazhdimisht janë përballur me veprime të ngjashme nga ky pushtet, por nuk e kanë as mundësinë dhe as guximin t'i bëjnë publike këto raste. Unë do të jem gjithmonë në krah të tyre. Nuk më bën përshtypje kush janë pronarët, kush kanë qenë dje apo kush do të jenë nesër, nëse konsiderohen oligarkë apo nëse janë biznese të vogla. Shteti duhet t'i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë. Shteti duhet të jetë në krah të prodhuesit vendor dhe mbështetësi i tij më i fuqishëm, sepse një prodhues i fortë do të thotë ekonomi më e fortë, më shumë vende pune dhe një Kosovë më e zhvilluar. Nesër mund të jetë radha jote. Ti që sot nuk reagon, por përkundrazi i mbështet dhe i promovon veprime të tilla”, ka shkrua ia.

Lajme të ngjashme