Rrahman Jasharaj paralajmëron grevë të përgjithshme - NACIONALE

Rrahman Jasharaj paralajmëron grevë të përgjithshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ka paralajmëruar grevë të përgjithshme para muajit shtator.

Në një shkrim dërguar mediave Jasharaj ka paralajmëruar reagime të ashpra sindikale karshi qasjes së Qeverisë Kurti.

Sipas kësaj letre greva e përgjithshme do të zhvillohet deri në momentin që qeveria do ta ndryshojë qasjen ndaj sindikatave dhe të gjejë zgjidhje.

“Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë gishtin kokës sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje. E zgjedhja është e munduar sepse Kurti Muarati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së Kosovës”

Lajme të ngjashme