Rrahje në Prishtinë: Një burrë dërgohet në QKUK, dy të tjerë në mbajtje-sekuestrohen tri gëzhoja
Të martën, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje mes tre personave, si pasojë e së cilës një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.
Sipas Policisë së Kosovës, dy meshkuj kosovarë dyshohen se janë përfshirë në një përleshje fizike me viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, të cilat janë sekuestruar si dëshmi materiale. Arma e dyshuar e përdorur në incident ende nuk është gjetur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.