Rrahje në Podujevë, policia arreston katër persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Shtedim të Podujevës janë arrestuar katër perona.
Policia ka treguar se kjo ka ndodhur si pasojë e një konflikti fizik që kanë pasur.
Në raportin 24 orësh të policës është thënë se disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
“Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.