Rrahje masive në Suharekë: Tre të lënduar, gjashtë të intervistuar – Policia jep detaje - NACIONALE

Rrahje masive në Suharekë: Tre të lënduar, gjashtë të intervistuar – Policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh, ku është evidentuar edhe një rast i rrahjes në një restorant në Suharekë mes disa personave.

Sipas raportin, rrahja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa si pasojë e rrahjes tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar janë intervistuar.

“LËNDIM TRUPOR

Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet në raportin 24-orësh.

Lajme të ngjashme