Rrahje masive në Malishevë: Arrestohen 10 burra dhe një grua
Një rrahje masive ka ndodhur dje në Malishevë.
Dy familje janë rrahur mes vete, ku janë arrestuar 10 burra dhe një grua.
Njoftimi:
ARMËMBAJTJE PA LEJE& KANOSJE&SULM
Malishevë, 08.08.2024-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje.