Rrahja e të moshuarës në Pejë, dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes
Sulmi ndaj të moshuarës në një qendër të të moshuarve në Pejë e ka mobilizuar Prokurorinë.
Dy prokurorë tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me të parë videon, Kryeprokurori i Pejës ka autorizuar dy prokurorë që kanë dalur në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha hetimet. Më vonë do të dalim me një njoftim për media”- ka thënë Nikqi për Nacionalen.