Rrahja e pacientes së moshuar, mësohet vendi ku ndodhi rasti i tmerrshëm
Aktorja e njohur, Klatrinë Zeneli, ka publikuar kohë më parë një video në të cilën shihet dhuna ndaj një paciente të moshuar nga ana e infermiereve.
E kontaktuar nga gazeta Nacionale, ajo ka treguar vendin ku sipas saj ka ndodhur dhuna.
“Është një dom i pleqve privat quhet Orenda në Pejë. Këto ditë por sot e mora videon”, tha zonja Zeneli për Nacionale.
Gazeta Nacionale është duke tentuar të marrë një koment në lidhje me këtë rast nga qendra Orenda.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.
Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.
“Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste siduket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre.”, shkroi aktorja ndër të tjera.
