Rohde: Është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nevojitet urgjentisht vullneti politik për de eskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit.
Në një postim në twitter ai ka thënë se është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë kundër Ukrainës.
“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Urgently needed is political will for deescalation and compromises based on Brussels agreements!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 12, 2022
Absurd to risk violent confrontation about licence plates while a brutal war is being waged against UKR by Russia with already countless victims https://t.co/kAdInLeq7c