Ronaldo mungon në ditën e parë të parapërgatitjeve për sezonin e ri
S P O R T
Cristiano Ronaldo ka munguar sot në stërvitjen e parë në parapërgatitjet për sezonin e ri me Manchester United për arsye familjare.
Arsyeja zyrtare për mungesën e Ronaldos ishte për arsyeje familjare dhe kjo është pranuar nga trajneri i skuadrës, Erik ten Hag.
Sidoqoftë, sipas lajmeve të fundit, Ronaldo po tenton të largohet gjatë këtij afati kalimtar, kjo situatë mund të shkaktojë përçarje vetëm disa ditë përpara se djajtë e kuq të udhëtojnë në Tajlandë për pjesën e parë të përgatitjeve verore për sezonin e ri.