Ronaldo: Jemi të bashkuar për ta realizuar ëndrrën e të gjithë portugezëve - NACIONALE

Ronaldo: Jemi të bashkuar për ta realizuar ëndrrën e të gjithë portugezëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ka bërë reagimin e parë publik në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme që dha për Piers Morgan.

Një mal kritikash për Ten Hag, Wayne Rooneyn, organizimin e klubit të Manchester Unitedit dhe akuza për tradhtinë që i është bërë nga “djajtë e kuq”. Fjalë që kanë pezmatuar ambientin në klubin më të trofeshëm anglez.

Megjithatë, në postimin e fundit në profilin e tij në “Instagram”, pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiroi të përçojë një mesazh të ri, atë të unitetit në raport me kombëtaren portugeze disa ditë para fillimit të Botërorit.

“Fokus total dhe absolut në përgatitjet e kombëtares. Grup i bashkuar drejt një qëllimi të vetëm: përmbushjen e ëndrrës për të gjithë portugezët”, tha ai.

Lajme të ngjashme