Rohde për vizat: Ky është vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë - NACIONALE

Rohde për vizat: Ky është vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka mirëpritur vendimin, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas Rohde, ky është një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë.

“Më në fund, një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë!”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Sipas vendimit, i cili është marrë ketë të mërkure, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, sistem i cili është venë si parakusht për liberalizimin e vizave.

Data e fundit për liberalizimin e vizave besohet se është 1 nëntori i vitit 2023.

Lajme të ngjashme