Rohde për marrëveshjen 90 milionë euro: Përkushtim për integrimin e Kosovës
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Gjermanisë me vlerë prej 90 milionë eurove.
Rohde ka thënë se kjo marrëveshje nënvizon angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Kosovën drejt rrugës së BE-së.
“Negociatat e suksesshme të qeverisë mes Kosovës dhe Gjermanisë përfunduan dje, rezultojnë në një mbështetje prej 90 milionë eurove për Kosovën për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë euro janë grante. Kjo nënvizon përkushtimin tonë të fortë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.” – ka shkruar ai në “X”.