Ambasadori gjerman për aktgjykimin ndaj Calit: Nuk është kundër UÇK-së - NACIONALE

Ambasadori gjerman për aktgjykimin ndaj Calit: Nuk është kundër UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas denimin të Salih Mustafës, me 26 vjet burgim, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Rohde, ky gjykim është i rëndësishëm dhe e forcon shtetin e së drejtës.

Ambasadori gjithashtu ka shkruar se ky aktgjykim është ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, e nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.

Gjykim i rëndësishëm që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat - pa mosndëshkim." ka shkruar Rohde.

Lajme të ngjashme