Rizvanolli për EFT-në e Vuk Hamoviqit: Asnjë zyrtar i VV-së nuk ka lidhje me të - NACIONALE

Rizvanolli për EFT-në e Vuk Hamoviqit: Asnjë zyrtar i VV-së nuk ka lidhje me të

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se zyrtarët e VV-së dhe të qeverisë nuk kanë lidhje me EFT-në dhe NOA-n.

“Më 28 nëntor, EFT ka bartur energji nga Mali I Zi në Kosovë dhe nga Maqedonia në Kosovë. KOSTT ka analizuar të dhënat dhe tërë energjia që ka hyrë në Kosovë nga EFT ka dalë nga Kosova.

Pra EFT vetëm e ka shfrytëzuar rrjetin për të kaluar nëpër Kosovë.

Të dhënat që janë publike, nuk janë të mjaftueshme për të deduktuar se kush saktësisht ka futë dhe ka nxjerr energji në Kosovë, këto të dhëna i ka KOSTT.

Nuk mund të spekuloj por mnd të them se NOA-n nuk e kemi sjell ne pork a ardhë në Kosovë më 2018 së paku. Sikur për EFT-në e njëjta vlen edhe për NOA-n. Asnjë zyrtar i VV-së nuk ka lidhje me NOA Energy”, thotë ajo.

“Ju kam ftuar për të adresuar një sërë të pavërtetash që kanë qarkulluar që një kohë dhe kanë kulmuar gjatë javëve të fundit në lidhje me sektorin e energjisë. E para, po thuhet disi se Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të lidhura me kompaninë EFT. Dua ta them qartë: asnjë zyrtar i Qeverisë dhe i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me EFT-ën. Është komplet gënjeshtër. E dyta; po thuhet se Kosova po importon nga EFT. Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë, edhe kjo është komplet gënjeshtër. E treta; po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare, të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energjinë transit në shtete tjera përmes kufijve energjetikë të Kosovës, për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT, që është pra komplet gënjeshtër. E katërta; po flitet për temën e importit të energjisë, thuajse është Qeveria ajo që blen energji. Në fakt, dua t’iu rikujtoj që Qeveria nuk blen energji fare, ndërsa pjesa dërmuese në Kosovë blihet nga KEDS dhe KESCO për furnizim dhe humbje në rrjet, respektivisht. Këto kompani, siç e dini, janë privatizuar, para se më dhjetë vjetësh”, tha ajo.

Lajme të ngjashme