Rizvanolli kërkon përkrahje financiare nga BE-ja në takimin e ministrave të Energjisë në Berlin - NACIONALE

Rizvanolli kërkon përkrahje financiare nga BE-ja në takimin e ministrave të Energjisë në Berlin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar përkrahje financiare për Kosovën në takimin e Ministrave të Energjisë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku po merr pjesë me ftesë të Zëvendës Kancelarit Gjerman dhe Ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck.

Përmes një komunikate për medie, ministria ka bërë me dije se Rizvanolli ka ngritur çështjet e nevojat kritike për Republikën e Kosovës për t’u përballur me krizën energjetike evropiane.

“Përballja me këtë krizë ka rëndësi përtej mbrojtjes së klimës e ambientit, e është çështje e sigurisë. Prandaj, hapat që duhet ndërmarrim për t’u përballur me këtë krizë shtrihen përtej kufijve. Për të minimizuar ndikimin e krizës evropiane tek qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministrja Rizvanolli ka ri-theksuar nevojën për fonde domethënëse nga Gjermania e Bashkimi Evropian, si dhe ka kërkuar mbështetje e kontribut direkt në zgjerim të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, është thënë në komunikatën e ministrisë.

Lajme të ngjashme