Rizvanolli: Greva në Trepçë nuk ishte në përputhje me legjislacionin në disa aspekte - NACIONALE

Rizvanolli: Greva në Trepçë nuk ishte në përputhje me legjislacionin në disa aspekte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se greva e minatorëve të Trepçës nuk ishte në përputhje me legjislacionin.

Rizvanolli ka thënë se nuk ka pasur informata nuk ka qenë në përputhje me ligjet në disa aspekt.

Pas kësaj greva ka vazhduar megjithëse greva nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte kyç, duke përfshirë këtu se nuk ka pasur informata në lidhje me organizatorët e grevës, me numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në miniere” – ka thënë ajo sipas Ekonomia Online.

Andaj edhe për bordin ka qenë situatë e vështirë duke qenë se nuk ka pasur një Këshill Grevist siç parashihej me ligj i cili do të ishte i autorizuar për të përfaqësuar këndvështrimet dhe qëndrimet e punëtorëve. Pas një periudhe gjatë secilës ka pasur diskutime të vazhdueshme në mes të bordit dhe përfaqësueseve të punëtorëve, me datë dy nëntor të këtij viti, bordi mbikëqyrës i përkohshëm ka arritur marrëveshje me minatorët protestues për çështje që po adresohen.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Lajme të ngjashme