Rizvanolli e quan “fat në fatkeqësi” që reduktimet për ne nuk janë të panjohura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë një shpjegim të çuditshëm, për situatën energjetike në vend.
Rizvanolli, e ka quajtur fat në fatkeqësi, faktin se për Kosovën reduktimet nuk janë të panjohura.
“Ne kemi një fat në fatkeqësi që për ne reduktimet nuk janë të panjohura” ka thënë Rizvanolli, në një emision televiziv, në televizionin Tëvë1.
— Gjin Kerolli (@DuDerKero) October 7, 2022
Kujtojmë se është vet Rizvanolli ajo e cila disa herë ka paralajmëruar një dimër të ashpër, me reduktime të energjisë elektrike.