Rizvanolli e Murati ftohen për t'u intervistuar nga Komisioni Hetimor
Komisioni Hetimor sa i përket menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, përveç kërkesave për qasje në dokumentet e domosdoshme, kanë kërkuar që të ftohen figura të rëndësishme sikurse ministrat e fushave të ndërlidhura me hetimin.
Kësisoj, është marrë vendimi që të ftohen për intervistë në komision ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli.
Sipas llogaritjeve ekzistuese, ministrja Rizvanolli do të intervistohet me 15 korrik, gjersa ministri Murati, pesë ditë më vonë, pra me 20 të muajit korrik.