BE ka ndarë 75 milionë euro për Kosovën, Rizvanolli jep detaje për përfituesit - NACIONALE

BE ka ndarë 75 milionë euro për Kosovën, Rizvanolli jep detaje për përfituesit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka treguar për miratimi i Planit të Veprimit për pakon emergjente nga BE.

Ajo në këtë konferencë ka treguar se BE-ja ka ndarë 500 milionë euro për shtetet e Ballkanit Përëndimor nga të cilat 75 milionë euro janë ndarë për Kosovën.

"75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, rreth 43 euro për kokë banori që është shuma më e lartë në vendet e rajonit. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për haritimin e planit të veprimit dhe identifikimin e masave që mudn të ndërmerrën menjëherë për zbutjën e efekteve të krizës tek qytetarët dhe tek bizneset e si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total", ka thënë Rizvanolli.

Ajo tuje ka treguar se në këtë plan janë përfshirë 6 masa në total.

“Masa e parë është mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në nëvojë për përiudhën e dimrit, masa e dytë ka të bëjë me vazhdimin e masës për kursim të energjisë nga konsumatorët familjarë, masa e tretë është parashihet investimet me masat e efiçencës së energjisë në njësi të banimit dhe ndërtesa, më shumë në total prej 20 milionë euro, masa e katërt mbështetë konsumatorët familjarë përfshirë konsumartorët në nevojë për të investuar në pajisje shtëpiake efiçente, duke përfshirë këtu edhe pajsijet për ngrohje”, ka thënë ajo.

Rizvanolli tutje ka treguar se gjatë muajit të kaluar, pra muajit nëntor në krahasim me vitin e kaluar ka pasur ulje të konsumiot prej 15 për qind tek amvisëritë.

"Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasojë e kësaj. Para rreth një muaji, është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin. Por si pasojë e kursimeve, parashikimet kanë ndryshuar", ka thënë ajo gjatë një konference për media.

Lajme të ngjashme