Ndahen edhe 5.4 milionë euro për subvencionimin të energjisë elektrike
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotmë ka ndarë 5.4 millonë euro për subvencionim të energjisë elektrike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndrja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë eurove.
“Kjo përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike, e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro është edhe 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë ai ministri Murati.
