Rio Ferdinand "sulmon" tifozët e Manchester United, që vënë në dyshim profesionalizmin e Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Rio Ferdinand "sulmon" tifozët e Manchester United, që vënë në dyshim profesionalizmin e Cristiano Ronaldos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Rio Ferdinand ka "sulmuar" tifozët e Manchester Unitedit, që e kanë vënë në dyshime profesionalizmin e Cristiano Ronaldos.

"Kam parë disa njerëz që kanë qenë mosrespektues. Si njerëzit po pyesin "ai nuk është këtu". Një familjar i tij nuk është mirë, prandaj nuk është duke u stërvitur".

“Ky është atleti më i përsosur, më profesionist që kemi parë në këto brigje. Atleti më profesionist që kemi parë për më shumë se 15 vjet dhe njerëzit po e vënë në dyshim profesionalizmin e këtij djali dhe pse nuk është në terren”.

“Po, ai mund të dëshirojë të largohet, mund të mos jetë i kënaqur me disa gjëra në klubin e futbollit, por për sa i përket profesionalizmit, ky djalë po stërvitet aty ku është – ne i kemi parë fotot”.

"Familja e tij është atje, ai duhet të jetë aty ku janë dhe ju duhet ta respektoni këtë. E thjeshtë. A mund të ishte komunikuar më mirë nga klubi? Ndoshta”, tha ai.

Lajme të ngjashme